
Votimi i nisur në tetë të mëngjesit për shkarkimin e Lulzim Bashës u mbyll në orën 18:00, duke u shtyrë me një orë nga orari zyrtar, për t’i dhënë mundësinë çdo demokrati të votojë. Mbyllja e votimit i hapi rrugën procesit të numërimit.
-Në Durrës kanë votuar 4848 anëtarë në rang qarku.
-Në degën e PD Skrapar kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.
-Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%.
-Në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan kanë votuar 79 nga 228 anëtarë, 34.%.
-Në Divjakë nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë.
-Në Bashkinë Shkodër kanë votuar rreth 50% e anëtarëve.
-Në Lezhë, nga 3300 anëtarë, kanë votuar 1300.
-Në Mirditë, nga 1100 kanë votuar 500 anëtarë. Në Kurbin nga 1300 kanë votuar 800 anëtarë.
-Në Sarandë votuan për referendumin 500 nga 850 anëtarë me të drejtë vote.