Mbyllja e kopshtit të Turgut Ozal/ Prindërit dhe fëmijët dalin në protestë para Kryeministrisë, paralajmërohet padi në gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllja e kopshtit të Turgut Ozal/ Prindërit dhe fëmijët dalin në protestë para Kryeministrisë, paralajmërohet padi në gjykatë

Rreth 250 fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre kanë dalë në protestë përpara kryeministrisë, për të kundërshtuar mbylljen e kopshtit të tyre “Zübeyde Hanım”, të “Turgut Ozal”.

 

Të shoqëruar nga fëmijët e tyre, prindërit theksuan se do të padisin në gjykatë qeverinë, për shkaktimin e dëmit emocional dhe psikologjik për ta dhe fëmijët e tyre.

 

Advertisement

Të bëhemi të gjithë prindërit bashkë. Në mënyrë që dhe ne ta hedhim në gjyq si një palë e tretë dhe të mos mbetemi me kaq.

 

Është bërë dëmtim psikologjik, moral dhe emocional ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj nesh. Jemi paralizuar edhe ne edhe fëmijët. Unë nuk mund ta çoj fëmijën në një kopsht 20 kilometra larg, në shkelje të ligjit. Ligji thotë që duhet ta çojmë fëmijën aty ku kemi lagjen.

 

Advertisement

Unë banoj në Kamëz dhe duhet ta sjell fëmijën në Tiranë. Në listën që na u prezantua kishte vetëm kopshte të cilat ndodhen në Tiranë”, tha një nga prindërit.

 

Me pankarta nëpër duar dhe të ulur në mes të bulevardit, të vegjlit ërkojnë rihapjen e kopshtit të tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy