Mbyllja largon turistët nga Korça, anulohen prenotimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllja largon turistët nga Korça, anulohen prenotimet

MBYLLJA LARGON TURISTET NGA KORCA

 

Ora policore 20 duket se ka ndikuar në anulimin e një pjese të konsiderueshme të rezervimeve të kësaj fundjave në Korçë.

 

Advertisement

Operatorët turistikë shprehen se masat e reja penalizojne pronarët e hoteleve e bujtinave.

 

LUIZA FËRMANIS, ADMINISTRATORE E HANIT

Këtë javë kemi patur anulime dhomash edhe pse ne dimrin presim që të kemi rezervime, dhoma më tepër dhe të presim klientë.

Advertisement

 

Administratorja e pazarit të vjetër të Korçës, Magi Lena tregon se anulimet të rezervimeve kanë ulur në maksimum të ardhurat e bizneseve.

 

MAGI LENA, ADMINISTRATORE E PAZARIT TË VJETËR

Advertisement

 

“Ka patur një ndikim tërësisht negative për të gjithë turezimin sepse do të duhet të mbyllin të gjithë aktivitetin në orën 8 të darkës. Ç’është e vërteta, lëvizja në zonën e pazarit fillon pikërisht në këtë orë. Por tani, do të duhet të mbyllin aktivitetin më parë.”

 

Për kufizimin e orareve shprehin pakënaqësi edhe turistët e huaj. Anulime të rezervimeve për fundjavë në veçanti për festën e Shën Valentinit ka pasur edhe në hotelet dhe bujtinat e Dardhës dhe Voskopojës.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy