
Të tjerë të burgosur priten që së shpejti të kalojnë në regjimin e posaçëm.
4 të dënuar kanë kaluar te ‘41 Bis’ në muajin nëntor, duke e çuar numrin e të izoluarve në 8 gjithsej.
Advertisement
Qëllimi i këtij regjimi, për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, është për të ndërprerë komunikimin e të dënuarve të rrezikshëm me ushtarët e tyre jashtë.
8 personat e izoluar në ‘41 Bis’ janë Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.
Advertisement
Regjimi i posaçëm monitoron të burgosurin 24 orë me kamera dhe nuk lejohen takimet me botën e jashtme.