
Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus tha se ligji i ri për barazinë gjinore ka disa koncepte të panjohura.
Ajo shtoi se ky ligj nuk është i përshtatshëm për fëmijët e moshës 5-7 vjeçare.
Por, ish-deputetja shtoi se me gjithë avancimet ligjore për barazinë burrë-grua dhe masat për përfshirjen gjinore në buxhet, ky ligj nuk duhet të interpretohet si një mjet për të ekspozuar fëmijët ndaj çështjeve të seksualitetit.
Mehmetaj: Është shumë qesharake të arrijë Parlamenti të përdorë çfarëdolloj shprehjeje. Sot duhet të kishte vetëm një temë dite aty. Zv.kryeministrja është marrë e pandehur dhe të mbyllet seanca për një thënie. Barazia gjinore ka koncept t’u japë të drejta të barabarta. Janë një sërë ligjesh që e kanë avancuar barazinë burrë-grua. Kemi ligjin për lejen e lindjeve edhe për burrat. Ligji për buxhetin e shtetit, që shihet në optikën gjinore, po ashtu. Shqipëria ka avancuar, por në optikën time duhet të vazhdojë të avancohet. Ky ligj nuk erdhi si propozim, por për të futur koncepte të reja, të panjohura më parë. Një fëmijë i moshës 5-vjeçare apo 7-vjeçare s’ka nevojë të përballet me seksualitetin. Në këtë ligj ka gjëra që janë shumë të mira për shoqërinë, por ky ligj nuk është bërë për këtë arsye. Fëmija ime, që është 5 vjeç sot, nga pikëpamja e zhvillimit nuk është gati të përballet me seksualitetin burrë e grua, e jo më për një gjini tjetër.
/vizionplus.tv