
Një autobuz i Linjës Tiranë-Elbasan ka marrë flakë në lëvizje.
Autobuzi ka qenë plot me pasagjerë kur ka ndodhur incidenti, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Advertisement
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga motori i autobuzit, ndërsa zjarrëfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv
Advertisement