
Presidenti Ilir Meta shprehet se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se “një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.”
Advertisement
“Angazhimi im në të ardhmen do të jetë në radhë të parë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Të mos harrojmë kurrë atë që tha më 2 Mars, Ledi Bianku, një nga juristët më të shkëlqyer të Shqipërisë: ‘Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë’.”