Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se po i shërben politikisht kryeministrit Edi Rama.

Pasi Dumani sqaroi gazetarët  se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, Meta përsëriti akuzat ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

“Pse çfarë prisni ju që të thotë kushëriri i Nuredinit, që kam takuar McGonigal. Pse ç’prisni ju që kushëriri i Nuredinit ka shkuar në fier të takonte Kastirot Ismalilaj, që t’i kërkote të dëshmonte kundër Metës”, tha kreu i PL gjatë një konference për mediet.

Meta e ka cilësuar drejtuesin e SPAK si vrasës të pluralizimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuredini, ka më shume integritet se kushëriri i tij sepse ky është zgjedhur per t’i shërbyer drejtësisë. Ky karafil mendon se mund te bëhet një vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend”, tha Meta.

Meta ka deklaruar se është gati të përballet me Prokurorinë e Posaçme.

“Une jam Ilir Meta o superbudallenj, që më çon mua patronazhistë e me thote ik si Arben Ahmetaj se do e kesh keq. Ai do ta kete keq”, deklaroi kreu i PL.

Por Ilir Meta ka akuzuar edhe figura të partisë së tij pa përmendur emra se po bashkëpunojnë me SPAK

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Laraskat mund t’i kapin ata, por Partia e Lirisë ka 300 mije Vojo Kusha”, deklaroi Meta./vizionplus.tv