
Ilir Meta deklaroi përmes një komunikimi me gazetarët se Autoriteti Dosjeve e di shumë mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit .
Kreu i Partisë së Lirisë shtoi se Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje .
Ish-Presidenti shtoi se ky institucion por edhe ata që e kanë orkestruar këtë skenar do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka ikur ndonjëherë në konvikt. Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje ligjore që ka bërë .Do të mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë . Autoriteti i Dosjeve e kishte shumë të lehtë nëse kishte ndonjë shqetësim, kur u zgjodha president firmosa një kërkesë dhe deklaratë. Autoriteti i Dosjeve nëse do të dilte ndonjë e dhënë, mund ta padiste penalisht Ilir Metën.
Advertisement
Kreu i PL-s me ironi tha se cdokush mund te bëje një dokument të posaçëm për të hapur të gjithë dokumentet e Ilir Metës që nga çerdhja
Meta shtoi me tej se Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat.