Meta takim me gratë në Tiranë/ “Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb, është kërcënuar familja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta takim me gratë në Tiranë/ “Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb, është kërcënuar familja”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e gruas në degën e Tiranës.

 

I shoqëruar edhe nga deputetja e kësaj force politike Erisa Xhixho, Meta ngriti shqetësimet me të cilat po përballet sot vendi.

 

Advertisement

Ai tha se për shkak të politikave të gabuara që po ndiqen, rrezikon shpërbërja e kombit, pasi sipas tij është kërcënuar vetë familja.

 

Kujtoj kohën kur Erisa ishte Petroninse dhe sot përfaqëson shumë spikatshëm PL dhe gratë e vajzat e zonjave që janë vetvetja, që kanë një karrierë të qendrueshme dhe që janë rrit e formuar përmes sfidave të rëndësishme.

 

Advertisement

Kemi edhe shumë të tjera në PL dhe besoj se shumë më tepër do të kemi në të ardhmen se jam besimplotë që kjo krizë e madhe e padurueshme në veçanti për gratë e më shumë për kryefamiljaret do të marrë fund shumë shpejt. Rrezikojmë të shpërbehemi si komb sepse është kërcënuar vetë familja.

 

Çdo ditë takojmë gra që thonë se edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli, që thonë se ikën se nuk mund të jetonin e martoheshin këtu, se nuk mund të blinin apartament këtu me rrogat. Thonë ikën për hir të fëmijëve për shkollat, qetësinë sigurinë, e kjo nuk mund të vijojë”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy