Milionat që përfiton Maqedonia e Veriut nga industria e kanabisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milionat që përfiton Maqedonia e Veriut nga industria e kanabisit

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e rajonit që e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore që në vitin 2016. Por, sot, pas pesë vitesh, ky shtet ende nuk ka arritur që të ketë përfitimet e parashikuara. Nebi Hoxha, president i Odës Ekonomike në Maqedonin e Veriut shpjegoi në E-ZONË, se ligji u miratua me kufizime, duke lejuar vetëm eksportin e vajit të kanabisit, por jo të bimës.  Për këtë arsye, investimet në këtë sektor janë të kufizuara.

 

Deri më tani, kemi 61 licensa të dhëna, ndërsa 20 të tjera janë në proces.

 

Advertisement

“Që të arrihet procesi nga bima deri në vajin medicinal  është një investim jashtëzakonisht i lartë dhe një procedurë që duhet të respektohet në aspektin e standardit. Në këtë drejtim, nuk është arritur ajo që është dashur. Premtimet e Kryeministrit kanë qenë që brenda vitit të arrihet një qarkullim 250 milionë euro. Kjo ende nuk është arritur; ne nuk kemi rezultate zyrtare sa është arritur nga ajo që është premtuar. Janë lëshuar 61 licenca deri në fund të vitit 2021, 20 prej tyre janë në proces. Shpresojmë që ky vit të jetë vendimtar për të arritur qëllimet që ka premtuar kryeministri Zaev…Ne jemi vende që jemi në prag të integrimit në BE dhe jemi në një vëzhgim permanent nga BE në çdo drejtim. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme sepe duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e të gjitha standardeve sa i përket kultivimit të bimës, kanabis. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos të ketë ndonjë keqpërdorim. Do të shkatërronte ekonominë dhe do të ndikonte negativisht në drejtime të tjera”, u shpreh Hoxha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy