
Aksi rrugor nacional Burrel-Skuraj vijon të ketë probleme për qarkullimin e automjeteve.
Mëngjesin e kësaj të shtune drejtuesit e mjeteve janë përballur me mjegull të dendur kryesisht në segmentin Bushkash-Shkopet.
Mjegulla e dendur ka bërë që drejtuesit e mjeteve të detyrohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.
Ndërsa në segmentin e Shkopetit vijon të ketë rënie të gurëve.
Advertisement
Edhe këtë të shtunë rënia e gurëve ishte thuajse në të gjithë gjatësinë e segmentit të Shkopetit.
Edhe pse pastrimi i gurëve bëhet herë pa here nga ana e firmës mirëmbajtëse, situata nuk është zgjidhur për shkak të mungesës së mureve apo rrjetave mbrojtëse në shpatin e malit.
Advertisement