Rreth tre mijë mjekë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Europë janë bashkuar në kërkesën e tyre kundrejt Komisionit Europian që të mundësohet sa më parë imunizimi i popullsisë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë nënvizon se numri aktual i vaksinave që arrijnë në Shqipëri është shumë i ulët, për të sjellë një rezultat pozitiv në luftën kundër Covid 19.

“Çështja e sigurimit të vaksinave është bërë një problem politik që nuk adreson situatën në vendet fqinje të europës, që nuk janë anëtare të BE-së”, shkruajnë mjekët.

Ata kërkojnë që përfaqësuesit e BE të rishikojnë edhe njëherë pozicionin e tyre, në mënyrë që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Federata Mjekësore Shqiptare e Evropës është e përkushtuar të ndihmojë vendet e origjinës, Ballkanit Perëndimor, për të kapërcyer këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë. Rajoni shqiptar, për arsye të shumta, ka vështirësi në marrjen e vaksinës. Numri aktual aktual i vaksinave që arrijnë në Shqipëri është shumë i ulët dhe askund afër sa për të sjellë një rezultat pozitiv në luftën kundër Covid 19 dhe për të siguruar mbrojtjen e popullatës.”