Maqedonia blen vaksinën kineze: BE na la në baltë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia blen vaksinën kineze: BE na la në baltë!

Pas Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, edhe Maqedonia e Veriut është bërë vendi i katërt në Ballkanin Perëndimor që do të marrë vaksinat kineze kundër Covid-19.  Ministri maqedonas i shëndetësisë Venko Filipçe tha se Shkupi nuk mund të presë më për marrjen e dozave të para nga nisma e përbashkët e BE-së dhe OBSH-së, Covax, duke shprehur zhgënjim ndaj përëndimit dhe Bashkimit Europian.

Maqedonia e Veriut ka mbyllur brenda pak ditësh bisëdimet me kompanitë kineze Sinopharm dhe Sinovac, mes alarmit për zbulimin e parë të rastit me variantin e parë anglez të Covid-19, për të cilin ekspertët paralajmërojnë se duke parë rritjen e mënjëhershme të rasteve, ka të ngjarë të jetë duke u përhapur gjerësisht në vendin fqinj.

Qeveria maqedonase ka miratuar vendimin për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze, duke theksuar se BE nuk i ka ofruar asnjë afat se kur mund të vijnë dozat e para të 800 mijë vaksinave të porositura përmes mekanizmit COVAX.

“Qeveria do të japë detajet në lidhje me kontratën, çmimin dhe dorëzimin deri në fund të javës, tha Filipce. “Në të njëjtën kohë, Shkupi po pret një përgjigje nga Pfizer mbi detajet mbi marrëveshjen për shpërndarjen e dozave të vaksinës se tij”, shtoi ministri i shëndetësisë. Më parë këtë muaj, Maqedonia e Veriut arriti një marrëveshje me Pfizer për furnizimin me 800,000 doza, por sinjalet që vijnë nga kompania amerikane nuk duket të jenë shumë pozitive.

Advertisement

Ashtu si Shqipëria dhe Kosova, edhe Shkupi ka pritur deri më tani Pfizer ose COVAX, duke u thënë “jo” vaksinave që i ka dhuruar Serbia dhe Bullgaria. Por pasi Pfizer njoftoi se do të ulte numrin e dozave të shpërndara për Europën, shpresat e Maqedonisë së Veriut duket se u shuan, duke e detyruar të kthehej nga Kina. Kjo e bën Tiranën dhe Prishtinën të vetmet që nuk kanë marrë deri më tani vaksina nga Kina.

Vendet e rajonit përballen tanimë me një zgjedhje nëse do të presin vaksinat perëndimore të BioNTech-Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, ose të pranojnë oferta nga Kina ose nga Rusia. Të gjitha vendet e rajonit ishin mbështetur vetëm tek COVAX, pavarësisht se iniciativa ofron vaksina vëtëm për 20 për qind të popullsisë së një vendi.

Vaksina kineze po merr edhe më shumë vëmendje, pasi vaksina ruse ka gjeneruar mosbesim në lidhje me efikasitetin e saj. Blerja e vaksinave duke zgjedhur të presin fqinjët europianë apo të lidhen me Kinën duket se do të reflektojnë edhe njëherë aleancat gjeopolitike të vendeve të Ballkanit.

Serbia ka qenë vendi më i suksesshëm në rajon për sa i përket sigurimit të vaksinave dhe tashmë ka mjaftueshëm për të gjithë popullsinë e saj. Ministri i brendshëm pohoi me krenari të mërkurën se “Serbia është një nga vendet e rralla ku mund të merrni vaksina nga të gjithë prodhuesit botërorë”.

Advertisement

Shqipëria ka arritur gjithashtu të sigurojë dozat e para të vaksinës nga Pfizer dhe është në pritje të vaksinave të tjera. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar publikisht BE për braktisjen e Ballkanit përballë pandemisë. Diplomatët rusë shfrytëzuan rastin për t’u angazhuar, duke përdorur Twitter-in për të ofruar Sputnik V, por Rama e konsideroi ofertën provokuese.

Kosova po pret 500,000 vaksina nga Pfizer, ndërkohë që Shqipëria ka premtuar t’i dhurojë disa nga dozat e saj.

Mali i Zi ishte mbështetur vetëm te COVAX, por kohët e fundit ndryshoi strategjinë dhe filloi negociata intensive direkt me prodhuesit e vaksinave kineze.  Ministri malazez i shëndetësisë deklaroi në 19 janar se ishte arritur marrëveshje me Sinopharm dhe vaksinat do të dorëzohen në fund të janarit. Mali i Zi po konsideron gjithashtu vaksinën Sputnik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy