Rusia reagon pas provokimit të Haradinajt: Shqetësim qasja për Shqipërinë e madhe, Kosova pseudo-shtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia reagon pas provokimit të Haradinajt: Shqetësim qasja për Shqipërinë e madhe, Kosova pseudo-shtet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili paralajmëroi referendum për bashkim me Shqipërinë në rast se Kosova nuk qaset nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e saj ku Kosova cilësohet si pseudoshtet të vetëshpallur, Rusia i cilëson deklaratat e Haradinajt një provokim të radhës duke kërcënuar integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.

“Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajt, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy