
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kryen vizita mjekësore për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit.
Këtë fundjavë, mjekët ushtarakë ishin në fshatin Strelcë të njësisë administrative Gore në bashkinë e Maliqit, ku kryen vizita mjekësore kryesisht për banorët e moshuar të këtij fshati.
Advertisement
Mjekët në uniformë ndaluan në Strelcë pasi nuk ka shërbim mjeku dhe fshati ndodhet larg qytetit të Maliqit dhe Korçës.
Kryesisht u kryen vizita patologjike, kardiologjike si dhe u kryen teste EKG me pajisjet portative të sjella posaçërisht nga bluzat e bardha të Forcave të Armatosura.
Advertisement