
Policia e Devolit ka reaguar me njoftim zyrtar pas ngjarjes së 27 tetorit, ku tre persona morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona, Marsel Buci, Trajan Çeliku dhe Altin Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati.
Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë dhe mbajtën për disa orë në një biznes privat Topçiun, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanosën e dhunuan fizikisht.
Altin Nallbati, 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe Trajan Çeliku, 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
Ndërsa Marsel Buci 37 vjeç, banues në Devoll, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim./vizionplus.tv