Moti bën kthesën e madhe, dëbora “zbret” në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti bën kthesën e madhe, dëbora “zbret” në Tiranë

Me ardhjen e muajit mars dhe nisjen e pranverës, të gjithë u përgatitën për të shijuar diellin e stinës. Por duket se moti ka të tjera plane për vendin tonë.

Ditën e sotme temperaturat kanë rënë në minus duke bërë që dëbora të zbardh zonat malore, por edhe më afër qendrës.

Mali i Dajtit është zbardhur nga rreshjet e dëborës të munguara në muajt e dimrit, duke sjellë një panoramë të mrekullueshme të këtij parku.

Me këto kushte atmosferike dhe të njëjtat temperature pritet të mbyllet e gjithë kjo javë. Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme kthjellimesh dhe orëve me diell./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy