
Moti i keq ka krijuar problematika në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shkaktuar vështirësi në ankorimin e trageteve dhe vonesa të tyre.
Një prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mundur dot të ankorohet në Vlorë.
Advertisement
Probleme janë paraqitur edhe në Durrës, ku Autoriteti Portual ka njoftuar se trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.
“Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet: – “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit; – “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës”, thuhet në njoftim.
Advertisement