
Të martën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë i vranët gjatë gjithë ditës, ndërsa reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë më të fuqishme, herë pas here në formë shtrëngatash dhe stuhish.
Gjatë gjithë ditës reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa përgjatë pjesës perëndimore pritet të ketë momente me rrebeshe të forta. Në majat malore të verilindjes dhe në zonën e Alpeve, reshjet do të shfaqen në formë bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë mesatare, rreth 8 m/sek, por përgjatë bregdetit dhe gjatë zhvillimit të vranësirave mund të arrijë deri në 20 m/sek. Deti do të jetë i trazuar me valëzim 4–5 ballë.
Temperaturat do të luhaten nga një minimum prej 5°C deri në 20°C maksimum.
/vizionplus.tv