Muçi pa certifikatë sigurie, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Pezullohet zinxhiri komandues i Forcës së Posaçme Operacionale të AMP

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muçi pa certifikatë sigurie, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Pezullohet zinxhiri komandues i Forcës së Posaçme Operacionale të AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas atentatit të djeshëm në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani.

AMP njofton se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më heërt, burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bënë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy