
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi punimet për asfaltimin e rrugës “Muzakët” në njësinë numër 9 në Tiranë, duke premtuar se fokusi i këtij mandati do të jenë rrugët dytësore të kryeqytetit. Sipas Veliajt sfida e bashkisë do të jetë ndërhyrja në çdo lagje për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE, TIRANE
Advertisement“Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës.”
Veliaj ftoi banorët që jetojnë në pallate të ndertuara para viteve 90 që të aplikojnë pranë bashkisë për rinovimin e fasadave.
“Të bëjmë një veshje me kapot, futen të gjitha kavot në kanalina dhe rritet edhe vlera e pronës. Bashkia ka investimin horizontal, kurse investimin vertikal do ta bëjmë bashkë: pra, 50% të shumës bashkia, plus pjesën për të pamundurit.”
Sipas Veliajt projekti për rinovimin e fasadave është një prej elementeve që përmirëson jetën e qytetarëve të Tiranës.