“Na kthe borxhin se do të të vrasim”, si tre vëllezërit nga Librazhdi kërcënonin 29-vjeçarin, i fotografuan dhe shtëpinë: Na detyrohet 30 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na kthe borxhin se do të të vrasim”, si tre vëllezërit nga Librazhdi kërcënonin 29-vjeçarin, i fotografuan dhe shtëpinë: Na detyrohet 30 mijë euro

Tiranë- Gjashtë persona në Tiranë, tre prej tyre vëllezë, kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij me pretendimin se i riu u kishte një shumë parash borxh.

Ditën e djeshme, policia arrestoi njërin prej vëllezërve, Ersi Cekani, 26 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim vëllanë tjetër, Ardi Cekani. Arben Cekani, së bashku me tre persona të tjerë u procedua në gjendje të lirë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Ardi Cekani vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr 4.

Advertisement

Ka qënë  vetë 29-vjeçari, i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga vëllezërit Cekani për një borxh të pashlyer.

I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë. Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.

Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen lëkët që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën re djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun.

Advertisement

3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy