
Banorët e fshatit Moravë në Bashkinë e Beratit janë ngritur sot në protestë lidhur me vlerësimin e tokës nga ana e shtetit për shpronësimin e tokës për ndërtimin e bazës së NATO-s. Janë afro 200 familje që preken nga ky investim.
Banorët shprehen se vlerësimi i bërë nga ana e shtetit është qesharak.
Advertisement
“ Afërsisht 1 euro e gjysmë, për ne ky është një çmim qesharak. Në Kosovë çmimi është 75 euro m2 kurse në Greqi e njëjta gjë.
Ne kërkojmë që të rishikohet edhe njëherë vlerësimi i tokës”, shprehen banorët.