Në pranga zyrtarë, policë dhe biznesmenë/ Publikohen pamjet nga megaoperacioni në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në pranga zyrtarë, policë dhe biznesmenë/ Publikohen pamjet nga megaoperacioni në Elbasan

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga megaoperacioni ‘Trinomi’, që çoi në arrestimin e 28 personave, përfshi policë, zyrtarë, biznesmenë dhe të dënuar.

 

Në pamjet në fjalë shihet se policia ka zbarkuar në disa banesë të të arrestuarve, ndërsa i ka shoqëruar ata në komisariat.

 

Advertisement

Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit.

 

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

 

Advertisement

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit.

 

Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje. Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

 

Advertisement

Hetimet janë në proces dhe po hetohet në lidhje me impaktin e tyre në procedime apo ngjarje të tjera pa autor. Bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet proaktive në veçanti, do të jenë edhe në të ardhmen kryefjala e përbashkët e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, parandalimin e krimeve të rënda, hetimin e grumbullimin e provave për ngjarjet e vjetra pa autorë, si misioni kryesor i këtyre institucioneve për sigurimin e qetësisë publike në juridiksionin e qarkut të Elbasanit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy