
Një 45-vjeçar nga Durrësi me profesion bojaxhi ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan.
Policia njofton se burri kishte ardhur në Elbasan për të lyer murin e një ndërtese, por ka rënë nga lartësia.
Advertisement
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën në spital.
Elbasan/Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.
Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.