Duke nisur nga e dita e hënë do të fillojë ndarja e shpërblimit për të gjithë pensionistët, në masën 5 mijë lekë të rinj.

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar grafikun e ndarjes se bonusit, për 677 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ditën e hënë do të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin, të gjithë ata që kanë datën e marrjes së pensionit, si dhe ata që e kanë marrë atë më herët, në datat 1 dhe 2 dhjetor.

 

Të martën do të ndahet për ata që kanë marrë pensionin në datat 3 dhe 4 dhjetor. Grafiku i shpërndarjes do të vijojë me këtë skemë deri në ditën e fundit të vitit për kategorinë e pensionistëve që e kanë pensionin ne duar për këtë muaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa për ata që ende nuk kanë marrë pensionin, bonusi do të jepet në një të njëjtën ditë kur do të tërheqin lekë në sportelet e postës.

 

Por ata pensionistë që kanë një marrëveshje me postën, shpërblimi do t’i dërgohet në banesë. Me qëllim shmangien e radhëve në sportele për shkak edhe të situatës së Covid-19 këshillohet që pensionistët të mos qëndrojnë në radhë për të tërhequr shpërblimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në çdo rast, bonusi edhe nëse nuk arrin të merret brenda muajit dhjetor ai do të jetë i vlefshëm për tu tërhequr edhe gjatë ditëve të para të janarit.

 

Përfitues të bonusit janë të gjithë kategoritë e personave që përftojnë pension të plotë apo të parakohshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";