Zbulohet identiteti i një prej vitkimave nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mesditën e kësaj të mërkure. Alketa Hysa është një nga viktimat e ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri i familjes hapi zjarr ndaj familjarëve të bashkëshortes së tij. Breshëria e plumbave nga ish-dhëndri i familjes ka shkaktuar dy viktima dhe tre të plagosur. Mësohet se një nga të plagosurit si pasojë e të shtënave është Kujtime Hysa jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Ramazan Kuka dyshohet se mesditën e kësaj të mërkure ka hyrë në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka hapur zjarr drejt familjarëve të ish-bashkëshortes së tij. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas fqinjëve të viktimave, autori i ngjarjes kishte dy fëmijë nga martesa me ish-bashkëshorten e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";