Ngjarjet politike të 2022/ Nga beteja për kreun e PD, te shkarkimi i pritshëm i presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarjet politike të 2022/ Nga beteja për kreun e PD, te shkarkimi i pritshëm i presidentit

2022 pritet të shënjohet nga dy zhvillime të rëndësishme. Për tre ditë skadon afati që ish kryeministri Sali Berisha i ka vendosur Lulzim Basha për t’u larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike.

 

Në 5 janar ish lideri historik i demokratëve ka paralajmëruar se nëse pasardhësi i tij nuk do të largohet, sëbashku me mbështetësit e tij dhe 43 mijë anëtarë të PD-së që në referendumin e 18 dhjetorit votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës, do të pushtojnë oborrin e selisë blu, në 8 Janar.

 

Advertisement

Në të njëjtën ditë është thirrur protesta e dytë e cila do të nisë nga selia e PD-së dhe do të zhvendoset para kryeministrisë kundër aferës korruptive të inceneratorëve dhe Edi Ramës.

 

Pas votës pro shkarkimit të Ilir Metës nga parlamenti, vendimi do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Në 18 janar do të vendoset nëse Ilir Meta do të mbyll deri në fund mandatin e tij, apo do të vendoset precedenti i parë i shkarkimit të një presidenti.

 

Advertisement

Cilido të jetë vendimi i kushtetueses, 2022 është viti i zgjedhjes së kret të ri te shtetit. Në javën e fundit të korrikut mandati i Ilir Metës përfundon, ndërkohë që procedurat për pasardhësin e tij nisin në Prill.

 

Deri para se Partia Demokratike të futej në betejën për kreun e saj, deklarata e Edi Ramës ishte për një bashkëpunim me opozitën për kreun e ri të shtetit. Tanimë:

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Për momentin, nuk kemi më kë flasim”

 

Advertisement

Atë që nuk e ngritën në vitin që lamë pas, me fillimin e jetës parlamentare pritet të nisë diskutimet komisioni për reformën zgjedhore, pasi fillimisht socialistët dhe demokratët të jenë dakordësuar për të bërë objekt të punës shbërjen e kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

 

Duket se zhvillimet brenda Partisë Demokratike do të diktojnë edhe qëndrimet e Edi Ramës, të cilit i duhen votat e opozitës për të zgjatur afatin e organeve të shkallës së parë të vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik, po aq edhe zgjedhjen e presidentit, nëse do të jetë produkt i konsensusit apo në krye të shtetit do të vijë një socialist.

 

Advertisement

2022-in Edi Rama është angazhuar t’ia dedikojë fëmijëve dhe leximit përgjatë betejave mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për karrigen e kryetarit të demokratëve.

 

EDI RAMA

“Nuk kam lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Hailit.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy