
Vijon protesta kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë të shportës dhe burimeve të energjisë.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kryeministrisë. Të pranishëm janë edhe studentë.
Advertisement
Një ditë më parë, qytetarët protestues parashtruan 3 kërkesat e tyre. E para kishte të bënte me heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta për pezullimin e përkohshëm të akcizës dhe e treta që të rishikohet minimumi jetik.