
Rikthimi i reshjeve të shiut në Kukës pritet që të parandalojë rënien e mëtejshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, që shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e mëdhenj mbi kaskadën e Drinit, të Vaut të Dejës dhe të Komanit.
Pjesa më e madhe e liqenit ngjan aktualisht me një “lumë” të qetë, ndërkohë që turbinat e prodhimit të energjisë janë mbyllur prej disa ditësh.
Advertisement
Sipas të dhënave, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në 259 metra. Pika optimale në liqen është 271 metër, ndërsa ajo minimale 244 metra.
Advertisement