Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave të kryeministrit Rama me demokratët në Durrës.

 

Bardhi shprehet se në vështirësi janë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm demokratët dhe kjo sipas tij për shkak të keqqeverisjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thekson se në rehati janë vetëm të përfshirët në afera korruptive.

 

 “Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar  i ndershëm i këtij vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze”, shkruan ai.

 

Bardhi shton se në vështirësi janë dhe të gjithë ata që presin arrestimin, ndërsa i përgjigjet kryeministrit me një pyetje drejtuar të arrestuarve në radhët e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në radhe, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.”, shkruan Bardhi.

 

Kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me qytetarët e Durrësit gjatë inspektimit në Spitallë, duke thënë se demokratët janë në vështirësi, ndaj i ftoi për kafe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";