“Shokët dhe miqtë janë problemi më i madh i Edi Ramës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shokët dhe miqtë janë problemi më i madh i Edi Ramës”

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, u shpreh se gjithë filozofia fiskale shqiptare ka nevojë për rregullim.

 

“Ka nevojë për një rirregullim e gjithë ekonomia shqiptare, e gjithë filozofia fiskale shqiptare. Jemi i vetmi vend në zhvillim, i cili takson më shumë konsumin sesa kapitalin. Ne jemi ekonomi që 75 për qind të ekonomisë sonë e përbën konsumi. Ia kemi vënë lakun në fyt kalit më të mirë që tërheq karrocën. Për të kaluar nga taksimi i konsumit te kalimi i kapitalit, të duhet që të prishesh me ata miqtë e tu. Rama nuk e bën kurrë këtë. Shokët e miqtë jamë problemi në atë moment. Jo se ai nuk e di, po janë shokët e miqtë. Ata janë problem sepse nuk të lënë ty. Ai që fiton tendera 200 milionë euro, ai goditet më shumë. Do duhej që ne si ekonomi ta lehtësonim konsumin, dhe të ngarkonim kapitalin, gradualisht, por nuk e bëjmë dot, sepse kemi interesa.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy