Një tjetër konkurrent kalon në finale, iluzionisti mahnit publikun, Kastro Zizo shtyp butonin e artë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër konkurrent kalon në finale, iluzionisti mahnit publikun, Kastro Zizo shtyp butonin e artë

Një tjetër finalist u përzgjodh nga juria e “Albania’s got talent” në mbrëmjen e katërt të audicioneve.

Mister, shpejtësi guxim dhe sekret të gjithë këto elementë i përmbante performanca  e iluzionistit Dashnor Bushi, që befasoi jo vetëm Kastro Zizon, i cili shtypi butonin e artë, por dhe publikun.

Një tjetër mbrëmje magjike ku 11 konkurrentë nga të gjitha moshat guxuan të prezantonin talentet e  tyre përpara katër anëtarëve të jurisë.

Ky format ka sjellë talente nga vende të ndryshme brenda e jashtë trojeve shqipfolëse.

Advertisement

Nga Kalifornia drejt në skenën e “Albania’s got talent” Eliajh Starr dhuroi një interpretim magjik nëpërmjet pianos së tij, ndërsa Hermes Çeku la pa fjalë me interpretimin e tij Elsa Lilën, Kasro Zizon, Adelina Ismajlin, dhe Agron Llakajn.

Veç komenteve të drejtpërdrejta, emocioneve të forta dhe plot surprizave kjo mbrëmje pati edhe tension mes konkurrentëve e antarëve të jurisë. Ata që nuk arritën të merrnin “po-të” e jurisë ndërprenë rrugëtimin për në netët gjsyëmfinale të spektaklit.

Fëmijët ranë në sy me talentet e tyre edhe në këtë puntatë të katërt. Hoara me lëvizjet e saj të veçanta në kërcim, “Break the floor” që vijojnë të ruajnë traditën e bukur të valleve, vogëlushja Ema që pushtoi skenën me zërin e saj, ishin disa prej performancave më pikante të mbrëmjes.

Gara sa vjen e bëhet më e fortë. Vetëm njeri prej konkurrentëve do të mund të bind Agron Llakajn, anëtarin e vetëm të jurisë që ende nuk e ka shtypur butoni e artë, për të shpallur finalistin e katërt.

Advertisement

Por për të gjithë ju që e keni humbur natën e katërt të spektaklit “Albania’s got talent” e gjeni në kanalin zyrtar të Vizion Plus në youtube si dhe në të gjitha rrjetet sociale./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy