
Sot shënohet një vit pandemia në vendin tonë. Ne 9 mars u konfirmuan dy rastet e para me covid19. Ata ishin babë e bir të cilët kishin ardhur nga Italia.
Por ku ka kaluar një vit shifrat e infektimeve dhe viktimave kanë shënuar rritje.
Advertisement
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, raporton Vizion Plus, ka nënvizuar se stafet mjekësore nuk janë dorëzuar për asnjë moment para këtij armiku të padukshëm.
“T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm” është shprehur Manastirliu.
Advertisement