
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur pas mbledhjes së Kryesisë.
Salianji tha se në mbledhjen e Kryesisë së PD nuk është folur për emra konkrertë se kush do të jenë negociatorëtpër bashkimin e PD.
Advertisement
Ai theksoi se si fillim palët duhet të heqin dorë nga ultimatumet, ndërsa shtoi se në PD ka shummë shumë gjëra që i bashkojnë demokratët se sa i ndajnë.
“Nuk duhet të vendosë asnjë palë. Nuk pati propozime për emra, nuk pati as vendosje për emra konkretë. Këtu të gjithë e kemi përjashtuar njëri-tjetrin, në bazë të atyre do të kemi emra konkrete. Në na bashkojnë më shumë gjëra nga sa na ndajnë, të nismin njëherë me ato që na bashkojnë”, tha Salianji.
Advertisement