Omicron po alarmon botën, flet pacientja e infektuar: Më hëngri për brenda dhe më goditi në kokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Omicron po alarmon botën, flet pacientja e infektuar: Më hëngri për brenda dhe më goditi në kokë

Varianti i ri “Omicron” i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Greqi. Zyrtarët bëjnë thirrje për zbatimin e masave dhe vaksinim ndërsa për festa pritet që të ketë kufizime.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e një gruaje 43-vjeçe, e cila nuk ishte vaksinuar dhe përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Iliana Mousoudaki rrëfen sesi e pa shëndetin e saj duke u përkeqësuar me shpejtësi. “Kjo gjë brenda meje po më hante, duke ecur përpara në mënyrë të pakontrolluar, pa e përcaktuar atë”, tha ajo për virusin që e infektoi.

Mousoudaki u shtrua në spital për 25 ditë, 11 prej tyre në Njësinë e Kujdesit Intensiv, para se të dilte nga spitali më 13 dhjetor, përcjell abcnews.al.  “Gjatë gjithë kësaj kohe në spital kam takuar vetëm katër pacientë që ishin vaksinuar. Mes tyre është edhe një grua 92-vjeçare, e cila pas pesë ditësh ka dalë në këmbë.

Advertisement

Në moshën time isha edhe me mushkëri të dëmtuara dhe një goditje në tru. Isha e shokuar. U ndjeva aq keq për gjithë këtë kohë që kalova duke menduar se isha arrogante, e patrembur, madje edhe më e zgjuar sa “nuk rashë në grackën e vaksinimit”. U pendova shumë për këtë” shprehet ajo.

“Ne lexojmë se virusi është artificial, se qëllimi është zvogëlimi i popullsisë, se në vaksina ka substanca që pas disa vitesh do të na sëmurin. E gjithë kjo të tmerron. Kisha arritur në një pikë ku ndihesha sikur isha një nga ata me fat që nuk isha vaksinuar.

Kur merr një pozicion, atëherë dëgjon gjithçka që të shërben. Kur u shfaq lajmi për koronavirusin, e shmanga, sikur nuk më interesonte, sikur nuk më shqetësonte, sikur të isha e pavdekshme. Unë kisha një logjikë që e gjithë kjo është larg meje, se nuk është plotësisht e vërtetë, virusi është dobësuar dhe nuk do të pësojmë asgjë” tha ajo.

“Unë synoj të ndihmoj sa më shumë njerëz që të mundem” tha Mousoudaki, në një përpjekje për të bindur qytetarët që nuk janë vaksinuar deri më sot. “Askush tjetër nuk duhet ta përjetojë atë që kam përjetuar, nuk është qesharake”, thekson ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy