
Janë zbardhur emrat e 6 të arrestuarve nga mega operacioni anti-drogë në Kurbin.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan shtetasit:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe Dea-n amerikane, goditën një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe që merrej me trafikimin e drogës.
Policia sekuestroi 28 kg kanabis si dhe 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë. Sasia e lëndës narkotike është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi.