Operacioni “Tempulli”/ Tre të arrestuar në Dibër, sekuestrohet municion luftarak dhe kanabis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacioni “Tempulli”/ Tre të arrestuar në Dibër, sekuestrohet municion luftarak dhe kanabis

Arrestimet në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, kanë prekur edhe qarkun e Dibrës. Policia njofton se janë arrestuar tre persona. Gjithashtu, janë sekuestruar 1 kg kanabis sativa, 270 fara kanabis, 1 mulli që shërben për bluerjen  e lëndës narkotike dhe 2 peshore elektronike.

 

Gjithashtu janë sekuestruar dhe municion luftarak.

 

Advertisement

“1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu,  1 pushkë sportive dhe 2 krëhra pistolete me 4 fishek dhe 344 municion luftarak, dhejtra metra fitil zjarr-përcjellës dhe kapsolla detonator’, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, është sekuestruar një jelek me mbishkrimin “Policia”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy