Opozita kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, KAS rrëzon kërkesën, lë në fuqi rezultatin e 4 gushtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, KAS rrëzon kërkesën, lë në fuqi rezultatin e 4 gushtit

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Basshkisë. Kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga KAS, ku ka lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë.

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë dhe ngriti pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.

Gjetjet nga administrata  e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore ishin këto:

-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

Advertisement

-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.

Pretendimi i Koalicionit ‘Bashke Fitojmë’:

-560 që kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit, për shkak të kartave të skaduara të votimit

-260 nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit, para 4 gushtit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy