
Çmimi i lartë i pesticideve, mungesa e krahut të punës dhe kërkesa e ulët për prodhim në treg i ka penalizuar edhe këtë vjeshtë fermerët e njësisë administrative të Novoselës. Dikur e konsideruar një prej zonave me kapacitetet më të larta prodhuese, kjo zonë numëron çdo ditë e më pak prodhues lokal.
“Një punëtor që ta marrësh sot në punë për të vjel rrushin do 25-30 mijë lekë në ditë. Punëtorë nuk ka patur.”
Prodhimi i rrushit është i pakët, ndërsa vitin e kaluar që kishte prodhim të mirë nuk kishte çmim për produktin në treg.
“Prodhim nuk ka patur, u prish prodhimi prej motit, por edhe pesticidet që vijnë nga jashtë nuk janë të sakta. Nuk kemi leverdi.”
Në zonë një pjesë e vreshtave janë braktisur, ata pak të rinj që kanë mbetur në fshatra nuk e preferojmë bujqësinë. ndaj në vreshta për të mbledhur prodhimin gjen kryesisht mosha e tretë.
“Të gjithë të rinjtë kanë ikur. Rrushtë kanë ngel pa krasitur.”
Edhe pse çmimi i rrushit mbetet i shtrenjtë, prodhuesit lokalë nuk marrin më shumë se 50 leke per kilograme ndërsa kostot nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat e gjeneruara nga bujqësia. Novosela është konsideruar si ” Myzeqeja” e Vlorës.