Paketa anti-krizë/ Berisha: Socialistët shtojnë numrin e të varfërve sa herë vijnë në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paketa anti-krizë/ Berisha: Socialistët shtojnë numrin e të varfërve sa herë vijnë në pushtet

Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se socialistët po shtojnë numrin e të varfërve në vend.

 

Sipas Berishës, qeveria është kryespekulante ndërsa shtoi se në Shqipëri kemi një dopio-krizë për shkak të keqqeverisjes.

 

Advertisement

Socialistët i duan shumë të varfrit, i duan aq shumë saqë kur vijnë në pushtet i shtojnë në progresion gjeometrik. Çfarë ndodh, cila është kjo veti që socialistët i shumëzojnë, i shumojnë në mënyrë të rrufeshme të varfrit.

 

Dy janë arsyet. Hipokrizia dhe demagogjia e tyre. Hajnia e papërmbajtur e tyre. Nuk po ndalen në hipokrizinë dhe demagogjinë, se u dëgjuan shqiptarët sot.

 

Advertisement

Asnjëri prej jush nuk mund të takojë një zgjedhës, një pensionist, një infermiere, mjek, mësues, nuk mund ti dilni përpara.

 

Ju jeni të ngujuar këtu në këtë sallë dhe flisni si në filma. Nuk ka shqiptar që ju nuk e neverisni me këtë cinizëm ekstrem që dëshmoni ndaj tyre.

 

Advertisement

Flitet për krizë dhe ka një krizë, nuk mund të mohohet, por në Shqipëria ka një dopio krizë sepse në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, përveç spekulimit të spekulantëve në treg, kryespekulante është qeveria, zyrtarët që vjedhin në mënyrë të papërmbajtur qytetarët.

 

Nuk ka qytetar në Europë, të vjedhur si shqiptarët. Të rrallë dhe në botë. Kaluan një periudhë shumë të vështirë me 2-3 fishim të produkteve bazë ushqimore, me naftën në stratosferë, kapacitetet turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeteje apo deputeti.”-tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy