
Moti gjatë ditës pritet të jetë me vranësira të pakta deri mesatare në orët e para, ndërsa më vonë do të dominojnë kthjellimet me pak re kalimtare.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24°C në zonat e ulëta dhe qendrore, ndërsa ato minimale zbresin në 13–14°C.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi 2–8 m/sek paradite, ndërsa më pas do të dobësohet në 1–6 m/sek.
Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, gjatë pjesës së parë të ditës era do të jetë më e fortë, me shpejtësi 10–18 m/sek, për të rënë më pas në 10–13 m/sek. Deti do të paraqitet me dallgëzim 3–4 ballë.
Advertisement
/vizionplus.tv