
Partia Demokratike e grupit Basha-Alibeaj do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët e vet në bashkitë Patos dhe Vau i Dejës.
Bëhet fjalë për dy gra.
Advertisement
Klomentina Drini do të jetë candidate e PD në Vaun e dejës, një grua e cila vjen nga një familje të persekutuarish gjatë regjimit komunist.
Po ashtu edhe në Patos, mësuesja Pranvera Rizaj vjen nga një familje e persektuar në komunizëm.
Advertisement
Ajo është anëtare themeluese e degës së PD në Patos, kryetare e LDG-së në këtë qytet si dhe dhe më heret anëtare e këshillit bashkiak.