
Një banesë në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Liria”, është përfshirë nga flakët mesditëne sotme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në banesat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
/vizionplus.tv