Përkeqësimi i kushteve të motit, Çako: Gatishmëri maksimale! Vengu: S’do t’i lëmë vetëm bashkitë. Balluku kërkon bashkëpunim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkeqësimi i kushteve të motit, Çako: Gatishmëri maksimale! Vengu: S’do t’i lëmë vetëm bashkitë. Balluku kërkon bashkëpunim

Duke nisur nga e hëna në mbrëmje e deri ditën e enjte, në të gjithë territorin pritet përkeqësim i motit, me reshje me intensitet të lartë.

Gjatë datave 17–23 nëntor do të ketë reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se data 18 pritet të ketë reshje intensive në të gjithë territorin, por intensiteti më i lartë pritet të jetë në qarkun e Gjirokastrës.

Advertisement

Çako: Data 18 pritet të ketë një intensitet të shtuar. Pritet që reshjet të jenë intensive dhe të përshkruajnë gjithë territorin. Intensiteti në Gjirokastër pritet që të jetë më i lartë. Në këto kushte kemi thirrur në gatishmëri edhe prefekturat e Fierit dhe Vlorës. Kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri, FA, Policia, zjarrfikësja dhe të gjitha strukturat e tjera. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e anagazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për të qenë prezent në të gjitha momentet kur qytetarët do të kenë nevojë. Do të bëjmë njoftime rast pas rasti për të gjithë situatën që do të prevalojë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se plani për shpërndarjen e mjeteve është bërë gjatë fundjavës. Vengu theksoi se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri maksimale.

Vengu: Që gjatë fundjavës, kemi bërë një plan shpërndarjeje të të gjitha aseteve, mjeteve që të kryejnë veprimet parandaluese, qoftë prita lumore, qoftë për të hapur aksesin në mënyrë që ujërat që do të vërshojnë në ditët në vijim të jenë të kontrolluara.  Besoj se do jemi në kushte gatishmërie maksimale. Do jetë një përpjekje e shtrirë disa ditore e reshjeve ndaj dhe koordinimi në kohë reale është i domosdoshëm në mënyrë që mos kemi asnjë zonë të pambuluar qoftë me mjete qoftë me mjete të reagimit të shpejtë. Nuk do lëmë asnjë bashki vetëm përkundrejt këtij rreziku.

Ministrja Balluku kërkoi bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni mes të gjitha strukturave.

Advertisement

Balluku: Në këto momente është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi. Është e rëndësishmë që të ketë një shkëmbim informacioni sa i përket pjesës së dinamikës që ka situata e kushteve atmosferike. Situata është dinamike për shkak edhe të fronteve të levizshme të korridoreve të erës. Për këtë aryse duhet të ketë një koordinim mes të dhënave që vijnë nga aviacioni Civil dhe të dhënave që vijnë nga satelitët që përdor KESH./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy