
Policia e Durrësit ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale F.Xh.
I riu ka përplasur me makinë një vajzë të vogël 2-vjeçe, e cila për fat të keq ka humbur jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi policia./vizionplus.tv
Advertisement