Perse nuk e padisni Ramën për shpifje? Berisha: Nuk ia vlen të harxhoj kohë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Perse nuk e padisni Ramën për shpifje? Berisha: Nuk ia vlen të harxhoj kohë…

Berisha ka shpjeguar arsyen perse nuk e padit kryeministrin Rama për shpifje pas akuzave dhe thirrjes qe ai beri ndaj SPAK për te hetuar liderin historik te se djathtes.

 

Në përgjigjen e tij ndaj gazetarëve, Berisha u shpreh se nuk ia vlen të harxhosh kohën me padi ndaj kryeministrit duke shtuar se përgjigjja më e mirë është duke kryer funksionin e nje opozitë te vërtetë.

 

Advertisement

“Ashtu siç e shifni dhe ju ai kontrollon çdo gjë. Të harxhosh kohë me të? Se ka dhe koha cmimin e vetë! Përgjigja më e mirë që mund t’i jap unë zotit Rama është si opozitë e këtij vendi, ajo e tmerron zotin Rama. Shumë shpejt do ta kuptojë se është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë . Nuk mund të pajtohet opozita me këtë pafundësi vjedhjesh.”– u shpreh Berisha

 

 Berisha ka krahasuar kunatin e tij me baxhanakun e kryeministrit Ram, por shtoi se ndryshe nga kunati i vet, baxhanaku i kreut te qeverise ka marre disa tendera.

 

Advertisement

 

“Rama ka baxhanak, unë kam një kunat, janë pak a shumë njësoj. Më gjej një tender që kunati im ka përfituar nga qeverisja e PD!
Doni t’ju them unë nja 50 tendera që ka përfituar baxhanaku famoz i zotit Rama? Famozi nuk lë tender me ra në tokë”- tha ish-Kreu i PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy