Pësoi defekt/ Skafi me 4 persona në bord mbetet në det të hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pësoi defekt/ Skafi me 4 persona në bord mbetet në det të hapur

Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në Vlorë.

 

Sipas njfotimit, skafi ka pësuar defekt dhe ka qenë kapiteni ai që ka kërkuar ndihmën në sallën operative.

 

Advertisement

Menjëherë shërbimi SML dhanë ndihmën dhe shoqëruan mjetin me katër persona në bord në stacionin e Policisë Kufitare.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesditës.

 

Advertisement

Njoftimi:

 

Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr.

 

Advertisement

Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.

 

Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport.

 

Advertisement

Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy