
Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e të shtunës në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Osten, ku Besnik Kurti është goditur 5 herë me thikë duke marrë plagë të rënda në trup.
Advertisement
Autori i ngjarjes sipas policisë është 18-vjeçari Aranit Alushi.
Ky i fundit është arrestuar, ndërsa Kurti është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar, pasi gjendja e tij është kritike.
Advertisement
I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.